
Lexoni edhe:
Ja sa peshon pasuria e Arben Gashit, shefit të deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës
Kryetari i AAK-së, përveç funksionit si kryetar i subjektit dhe atij të deputetit, është edhe themelues dhe bashkëpronar i një firme ndërtimore. Haradinaj në deklarimin e pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsion ka deklaruar si pasuri të paluajtshme tri shtëpi, një vilë, një apartament dhe dy toka. Një shtëpi familjare e ka në pronësi të përbashkët, po ashtu edhe një tokë kodrinore dhe një vilë. E gjithë pasuria e paluajtshme e ish-kryeministrit Haradinaj kap vlerën e një milion e 64 mijë e 300 eurove.
Para të gatshme në bankë Haradinaj ka deklaruar se ka 24 mijë e 327 euro. Të hyra vjetore deputeti i AAK-së ka rreth 57 mijë euro, nga to 37 mijë e 288 euro nga qiraja e shtëpisë, 2 mijë e 700 euro nga pensioni invalidor, 14 mijë e 305 euro paga dhe mëditje nga Kuvendi i Kosovës. Haradinaj ka deklaruar Shtëpi banimi - vlera në ndërtim (e lëshuar me qira) 950.00 euro E ndërtuar me mjete vetanake dhe me ndihmë nga bashkëluftëtarët në vitet 2001-2002, me vlerë 300,000.00. Shtëpia familjare, Kulla, e ndërtuar në vitet 2002-2007, llogaritur në vlerën prej 270,000.00.
Toka kodrinore 200.00 hektar, e blerë me privatizim është llogaritur me një vlerë 75,000.00, si pronë e përbashkët. Tokë - truall 21.50 ari, e blerë në vitin 2005 kap vlerën 27,300.00, në emër të deklaruesit të pasurisë. Një shtëpi banimi (vlera në ndërtim) 500.00 m2, e blerë me kredi në vitin 2016, vlerësohet në 202,000.00. Një Apartament - banesë (vlera në ndërtim) 213.00 m2, e blerë - e paguar pjesërisht në Gusht 2017, vlerësohet në 70,000.00, në pronësi të deklaruesit.
Haradinaj e ka deklaruar edhe një Firmë ndërtimore "HCC" Sh.P.K. Themelues - bashkëpronar me bashkëshorten. Aksionet e Haradinajt në këtë firmë kanë vlerë kapitali prej 500.00, 50 aksione, aq sa ka edhe bashkëshortja. Para të gatshme në bankë ka deklaruar 24,327.73, në emrin e tijë dhe 8,931.00 në emër të bashkëshortes. Ka një Kredi për blerjen e shtëpisë, për 180 muaj për periudhën 2016-2031, vlera e së cilës ka qenë 111,850.58 €.
(Kosova Sot Online)