Lexoni edhe:
Qëndrimet e Berlinit e detyruan KPJ të PE-s të theksoj qartë kërkesën për njohje të Kosovës nga të gjitha vendet anëtare në BE
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas një takimi me kryetarët e grupeve parlamentare tha se është i nevojshëm “një pushim deri në orën 13:00”.
“Atëherë të nderuar deputetë, konsideroj që është e nevojshme ta marrim një pushim deri në orën 13:00 dhe pastaj kjo seancë vazhdon në orën 13:00”, tha Konjufca.
Kryetari i Kuvendit i mblodhi në një takim kryetarët e grupeve parlamentare, pasi PDK-ja dhe AAK-ja bllokuan foltoren e Kuvendit në shenjë proteste që Qeveria nuk i përfshiu veteranët në projektligjin për pagën minimale.
Ndërkohë, jasht po vazhdon protesta e veteranëve, të cilët janë të indinjuar me trajtimin nga Qeveria.
Deri në dyert e Kuvendit veteranët po protestojnë të frustruar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata.
Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së janë futur në oborrin e Kuvendit dhe do të shkojnë edhe para Qeverisë.
(Kosova Sot Online)