Lexoni edhe:
Milionerët e korruptuar të politikës që e kanë humbur pushtetin, po abuzojnë me veteranët e luftës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se të mërkurën është seanca ku në rend dite në ketë seancë, mes tjerash është edhe ndryshimi i Ligjit për fondet pensionale të Kosovës përmes të cilit mundësohet tërheqja e 30% të parave nga Trusti.
“Ditën e mërkurë në seancën e së mërkurës do të jetë në rend dite Projektligji për tërheqjen e kursimeve në fondin pensional. Një kërkesë e qytetarëve që po vjen në kohën kur vendi po ballafaqohet me një rritje të çmimeve të produkteve esenciale ushqimore e të derivateve edhe të sfidës së energjisë elektrike”, ka thënë Tahiri
.E sa i përket pagës minimale që i lë jashtë veteranët, Tahiri tha se do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e Grupit Parlamentar të PDK-së. “Ne vazhdojmë me i mbështet. Përcaktimi i pagës minimale është përcaktimi i të ardhurave minimale që mund të jetoj një familje. Mirë që ka filluar një dialog në mes të OVL-së dhe Qeverisë. Shpresojmë që ky dialog të përfundoj me një marrëveshje që do t’i gjej të kënaqur veteranët. Presim rezultat të kënaqshëm nga ky dialog”, ka thënë Tahiri.
(Kosova Sot Online)