Lexoni edhe:
Abelard Tahiri: Të mërkurën seanca për Trustin, presim përkrahje nga mazhoranca
Në fillim të mbledhjes së dy qeverive, kryeministri Rama propozoi që në nëntor të këtij viti të mbahet Kuvendi i Përbashkët mes dy vendeve.
Rama nuk mori një përgjigje të prerë për këtë propozim, pasi Kurti tha që do ta pyes kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën.
Abelard Tahiri: Të mërkurën seanca për Trustin, presim përkrahje nga mazhorancaLexoni edhe:
Kurti tha se një ide e tillë është diskutuar më 10 qershor, derisa ishin në Prizren.
“Më 10 qershor të këtij viti kur ishim në Prizren, e diskutuam idenë e një mbledhje të përbashkët në Vlorë, me rastin e kremtimit të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe e di që kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonja Lindita Nikolla, është dakord. Mua më duhet ta pyes tash edhe kryetarin e Kuvendit tim, zotëri Glauk Konjufcën, të cilin nuk e kam takuar ende, sepse ishte në udhëtim jashtë vendit. Do ta takoj sonte dhe besoj që gjithçka do të shkojë në rregull që të jemi bashkë më 28 nëntor”, tha Kurti.
(Kosova Sot Online)