Babai i 11-vjeçares së vdekur tregon si ndodhi tragjedia me zjarrin që ua kaploi banesën
Bekim Qukani, babai i vajzës 11-vjeçare nga Gjakova e cila vdiq nga zjarri që kaploi banesën e tyre, tregoi se para tragjedisë atë e kishte marr gjumi duke e pasur vajzën afër, dhe se pasi ishte zgjuar nga tymi i madh nuk ka mundur të sheh se ku ishte 11-vjeçarja.
“Mbas një kohe më ka dal gjumi, vajzën nuk e kam parë se ku ishte prej tymit të madh. Djalin e kam parë në flakë dhe e kam larguar dhe kemi dalë nga banesa. Si ka ardhur deri te zjarri nuk e di”.
Gruaja ka qenë te familja e saj, atë e kam telefonuar nga komshinjtë, dhe më pas ka ardhur. Vajza pas dy muajve ka pasur t’i mbushë 12 vjet. Ka qenë e palëvizshme që nga lindja, si ajo edhe djali. Tani s’kam më shtëpi, vet i treti jam dhe nuk kam ku të shkoj”, deklaroi ai.
(Kosova Sot Online)