Lexoni edhe:
LAJMI I FUNDIT: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për Energjinë
Të dielën, në fshatin Malësi e Re të Prizrenit, ka ndodhur një vjedhje e rëndë.
Atje, disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur: para të gatshme, një pistoletë dhe disa gjësende tjera.
LAJMI I FUNDIT: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për EnergjinëLexoni edhe:
Policia ka njoftuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
“VJEDHJE E RËNDË |Fsh. Malësi e Re, Prizren 19.06.2022 – Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij nga e cila kishin vjedhur: para të gatshme, një pistoletë për të cilën posedonte leje për mbajtje dhe disa gjësende tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)