![](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/22/200x200_bk-696x3641655887610.jpg)
Lexoni edhe:
Latifi-Kurtit: Në opozitë me poezi e populizëm, në pushtet gazi i botës
Një rezolutë e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për çështjet që lidhen me sigurinë e vendit s’ka gjetur përkrahje nga deputetët e Kuvendit.
75 deputetë kanë marrë pjesë në votim, prej tyre 25 kanë qenë pro dhe 50 kanë abstenuar.
Latifi-Kurtit: Në opozitë me poezi e populizëm, në pushtet gazi i botësLexoni edhe:
Debati për këtë rezolutë është bërë në një nga seancat e mëparshme të Kuvendit.
Kjo është rezoluta që ka propozuar AAK-ja:
Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta ketë prioritet të parë çështjet që ndërlidhen me siguri;
· Të miratohet dhe procesohet sa më shpejt në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Kosovës;
· Ruajtja e Partneritetit Strategjik me SHBA në raport me forcimin e FSK-së;
· Njëkohësisht, sigurimi i të gjitha kushteve logjistike dhe armatimi i kësaj ushtrie me mjetet moderne;
· Mbështetja e plotë për Fondin e Sigurisë;
· Krijimi i tri kushteve normale për Policët:
o Pagë të dinjitetshme – miratimi i Ligjit të Pagave
o Sigurimi Shëndetësor për Policët e Kosovës
o Procedimi i Ligjit për Pensionim të Parakohshëm
· Mbështetja e vazhdueshme për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
(Kosova Sot Online)