![](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/22/200x200_flamuri-i-kosoves-728x4301655877396.jpg)
Lexoni edhe:
Nuk ka “pardon” ndaj politikanëve të cilët rrezikojnë shtetin dhe interesat kombëtare
Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë seancës së Kuvendit e ka pyetur Qeverinë sesi mund të krenohen me rritjen e të hyrave kur kjo është duke u reflektuar nga rritja e çmimeve.
“Nuk ka rritje të investimeve të huaj, gjitha të hyrat janë prej inflacionit që rrjedhimisht ka rritur edhe taksat”, ka thënë Zemaj.
Nuk ka “pardon” ndaj politikanëve të cilët rrezikojnë shtetin dhe interesat kombëtareLexoni edhe:
Ai i ka propozuar Qeverisë së të zvogëlojë normën e tatimit për naftën dhe produktet ushqimore për tre muaj.
“Nëse Qeveria nuk zotohet që do të ndërmarrë veprime atëherë ne do të votojmë tërheqjen e mjeteve të Trustit, që në kushte normale nuk do ta bënim”, ka vazhduar Zemaj.
Sipas tij Qeveria e 51 përqindëshit do të mbahet mend për “paaftësi” nëse nuk ndërmerr masa.
(Kosova Sot Online)