Lexoni edhe:
Sot votohet në Tërnoc, shpresa e fundit që Shaip Kamberi të bëhet deputet në kuvendin e Serbisë
Ka shpresa për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut Veriut që të bëjnë përparim përsa i përket aspiratave për të marrë statusin e vendit kandidat në BE.
Kështu shkruan prestigjiozia britanike BBC Neës në një artikull dedikuar samitit të Këshillit Europian që mbahet në datat 23 dhe 24 Qershor.
Vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë vende kandidate prej vitesh, shkruan BBC.
Udhëheqësit e BE-së pritet të takojnë homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor mëngjesin e ditës së sotme, përpara samitit kryesor.
Po ashtu, BBC Neës shkruan se Ukraina aplikoi disa ditë pas pushtimit rus në Shkurt dhe që atëherë procesi ka ecur me një shpejtësi rekord.
Statusi i kandidatit është hapi i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE dhe Franca tha këtë javë se kishte konsensus total për Ukrainën.
(Kosova Sot Online)