Kurti: Bedri Hamza nuk do ta propozonte Projektligjin për Trustin

  • E. /
  • 23 June 2022 - 14:51
Kurti: Bedri Hamza nuk do ta propozonte Projektligjin për Trustin

“Bedri Hamza nuk do ta propozonte Projektligjin për Trustin”, ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës, teksa e kundërshtonte këtë iniciativë.

“Këtë propozim na e ka dhënë një phD në fizioterapi”, duke iu referuar Bekim Haxhiut, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Haxhiu ka thënë se “Kurti po qëndron shumë në zyre dhe s’po i sheh problemet e qytetarëve”.

“Nëse vazhdon të qëndrosh kaq shumë në zyre do të dhemb shpina dhe unë mund të trajtojë si fizioterapist”, i ka thënë Haxhiu – Kurtit.

E Kurti ia ktheu se e mirëkupton Haxhiun “nëse e sjellë ndonjë Projektligj për masazhet”.

“Pse nuk e propozoi këtë projektligj Avdullah Hoti, Hykmete Bajrmai, Lumir Abdixhiku, asnjëri”.

Për theksin e kishte te ish-ministri i Financave, Bedri Hamza.

“Jam i bindur që Bedri Hamza nuk do ta propozonte”, ka thënë Kurti. 

(Kosova Sot Online)