
Lexoni edhe:
Goditja e krimit në sistemin e drejtësisë me VETTING të fillohet nga piramida: Gjykata Kushtetuese, Supremja, e Apelit deri në themeloret së bashku me prokuroritë
Bordit i Zyrës së Rregullatorit për Energji me pesë vota për dhe asnjë kundër ka aprovuar licencën për furnizim me energji elektrike për “Elektrosever” për katër komunat veriore.
Kryesuesi i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, tha se territori që mbulon kjo licencë është e konsumatorëve të Zveçanit, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Mitrovicës Veriore, derisa tha se ky proces ka qenë i stërzgjatur.
“Duhet të ritheksohet se kjo licencë ka të bëjë me furnizimin në katër komunat me çmime të parregulluar, që do të thotë se konsumatorët e këtyre komunave do të furnizohet me çmime të cilat ofrohen nga ky furnizues. Por, duhet të ritheksohet se tarifat do të jenë obligative dhe do të implementohen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.
(Kosova Sot Online)