Lexoni edhe:
Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar abuzojnë seriozisht me ligjin, shqiptojnë dënime të lehta dhe bëjnë pazare për ta amnistuar krimin
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, sot do t’a vizitojë ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur vet Arifi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Arifi është shprehur i shqetësuar në lidhje me procesin, që sipas tij, është i padrejtë ndaj siç i quajti ai, burrështetasve të Kosovës.
“Vizitë krerëve të UÇK-së në Hagë. Të shqetësuar me procesin e padrejtë ndaj burrshtetasve tanë, nesër do të qëndroj në Hagë për të vizituar ish kryeparlamentarin Kadri Veseli. Të bindur, ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare në krye me ata që sot bartin emrin e Lirisë”, ka shkruar Arifi.
(Kosova Sot Online)