![](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/27/200x200_nafta-780x470-11656316909.png)
Lexoni edhe:
Ministria publikon limitin e çmimit të naftës dhe benzinës për 24 orët e ardhshme
Tre zyrtarë të Administratës së Kuvendit të Kosovës u bënë me ora të dorës në mars të këtij viti. Për këtë, institucioni më i lartë ligjvënës i shtetit u angazhua që nga fundi i janarit.
Për blerjen e këtyre orave, më 26 janar kishte nisur aktiviteti i prokurimit. Më 10 mars u hapën tenderët, ndërkaq katër ditë më vonë, Kuvendi nënshkroi kontratën me “Ora Group SH.P.K”.
Ministria publikon limitin e çmimit të naftës dhe benzinës për 24 orët e ardhshmeLexoni edhe:
Vlera e kontratës ishte 291 euro.
Drejtori i “Ora Group SH.P.K”, Kenan Rushiti, tha se orët ishin të personalizuara dhe shkrime “Kuvendi i Kosovës”.
“Kane qenë rreth tri ora. Më duket, se s’e di…”, tha Rushiti.
Ai tha se edhe më herët, ndonjëherë u kanë shitur ora institucioneve.
“Kemi pasë ndonjëherë. Kanë blerë të komunës, bankat”, tha Rushiti.
Për blerjen e këtyre orave, media nuk ka mundur ta marrë një përgjigje nga Hajrije Hajredinaj, e cila në njoftimin për kontratë figuron si personi kontaktues nga ana e Kuvendit.
Një punonjëse i tha gazetës se ajo është në pushim.
(Kosova Sot Online)