Ministri Latifi pret shefen e zyrës greke
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka pritur në takim shefen e Zyrës së Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, më të cilën ka biseduar për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve.
Siç njofton ministria, ministri Latifi e “ka informuar ambasadoren greke për aktivitetet në procesin e transformimit të shëndetësisë kosovare, sfidat me të cilat ballafaqohet shëndetësia Kosovare dhe mundësitë ku mund të bashkëpunohet me Greqinë në shëndetësi”.
Postimi i plotë i MSH-së:
https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/344698674500621
(Kosova Sot Online)