![Hovenier - kosovarëve: Mezi pres të shoh çfarë do të arrini në vitin 2025](/uploads/kosova-sot/images/2024/December/27/200x200_hovenier-800x4501735310968.jpg)
Shtetet e G7 thirrje Rusisë: Lirojë portet ukrainase që të eksportohet gruri
![Shtetet e G7 thirrje Rusisë: Lirojë portet ukrainase që të eksportohet gruri](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/28/auto_ggg-600x3601656415166.jpg)
Udhëheqësit e G7 i kanë bërë thirrje Rusisë që të heqë bllokadën në portet e Detit të Zi të Ukrainës dhe të ndërpresë veprimet që kontribuojnë në pasigurinë ushqimore globale.
Sipas tyre Rusia është duke i bllokuar portet që i mundësojnë Ukrainës ta eksportojë grurin e saj.
Në disa vende afrikane veç janë shfaqur shenjat e para të urisë.
Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se gjatë dimrit mund të ketë probleme me furnizim të produkteve ushqimore, sidomos në vendet në zhvillim.
(Kosova Sot Online)