
Latifi: Edi Rama po e kryen edhe funksionin e ministrit të punëve të jashtme të Kosovës

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë në një status në Facebook se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kohët e fundit po e kryen edhe një funksion shtesë si diplomat i Kosovës.
Kjo deklaratë e tij vjen pas kërkesës së Ramës në Samitin e NATO-s që Kosova të ftohet sa më shpejt në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe kërkesën e tij që vendet anëtare të njohin shtetin e Kosovës.
“Si i thonë fjalës t’rrimë shtrembër e t’flasim drejt, Edi Rama kohëve të fundit është duke e kry edhe një funksion shtesë: atë të ministrit të punëve të jashtme të Kosovës”, shkruan Latifi.
(Kosova Sot Online)