'Harbohet’ Vuçiq: Kosova të mendojë tre herë para 30 shtatorit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë deklarata agresive pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet ndaj Serbisë për çështjen e dokumenteve.
Presidenti serb ka folur sot edhe me tone kërcënuese për çështjen e targave.
Ai ka thënë se Prishtina duhet të mendojë tre herë deri më 30 shtator para se të vazhdojë të mbulojë targat e automjeteve me emrat e qyteteve serbe.
Megjithatë, ai ka thënë se Serbia nuk do të ndërmarr ndonjë aksion ushtarak pas këtij afati në formë ultimatumi.
(Kosova Sot Online)