Lexoni edhe:
Edhe një udhërrëfyes i ri shtesë Kosovës për liberalizimin, lajm i keq që e forcon izolimin
Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi dyshohet se e ka rrahur motrën e tij.
Sipas policisë, me kërkesë të viktimës, ajo është dërguar në strehimore, ndërkaq i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima pas intervistimit, me kërkesën e saj, është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti shkon në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)