
Lexoni edhe:
Tendencë që rastet të rriten edhe më shumë ditëve në vijim, IKSHP del me thirrje
Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së djeshme, me gjithsej 71 vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar përbërjen e Komisionit Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Republikën e Kosovës, të cilin do ta drejtojë kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Ky Komision do të ketë për mandat inicimin e reformës zgjedhore, si një prej çështjeve më të rëndësishme që synon konsolidimin e mëtejmë të demokracisë elektorale në Kosovë.
Tendencë që rastet të rriten edhe më shumë ditëve në vijim, IKSHP del me thirrjeLexoni edhe:
Reforma zgjedhore ka qenë një ndër temat kryesore rreth të cilave që një kohë të gjatë është punuar për të pasur një konsensus politik nga ana e të gjitha subjekteve politike. Kosova ka pasur ndryshime në sistemin zgjedhor që nga viti 2007 me prezantimin e listave të hapura, ndërsa që nga viti 2011 përkundër përpjekjeve për të reformuar shumë nga aspektet që ndërlidhen me procesin zgjedhor, në mungesë të vullnetit politik kjo nuk ka qenë e mundur të realizohet.
Një proces i tillë është vlerësuar si jashtëzakonisht i nevojshëm nga ana e shoqërisë civile, institucioneve ndërkombëtare dhe Bashkimit Europian.
Kjo është përbërja e plotë e Komisionit Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë:
Abelard Tahiri – Kryetar, PDK;
Adnan Rrustemi – Zëvendëskryetar, LVV
Enis Kervan – Zëvendëskryetar, Grupi Multientik;
Avdullah Hoti, LDK
Mimoza Kusari, LVV,
Dimal Basha, LVV
Arbreshë Kryeziu-Hyseni, LVV
Elmi Reçica, PDK,
Hykmete Bajrami, LDK
Besnik Tahiri, AAK.
(Kosova Sot Online)