Lexoni edhe:
Vettingu po vjen me mbështetjen e Amerikës, Britanisë e Gjermanisë, për ta pastruar drejtësinë e korruptuar dhe ndikuar nga politika e inkriminuar!
Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.
Një automjet tip “Toyota”, me drejtuese një 35 vjeçare, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy persona ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se drejtuesi i motorit ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(Kosova Sot Online)