
Lexoni edhe:
Vettingu po vjen me mbështetjen e Amerikës, Britanisë e Gjermanisë, për ta pastruar drejtësinë e korruptuar dhe ndikuar nga politika e inkriminuar!
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve ka bërë të ditur se pasi e kishe rrëzuar era bredhin e Nënës Tereza në qendër të Shkupit, atë dikush e kishte prerë dhe e kishe larguar nga aty pa e sanuar dëmin.
“Ndërmarrja që i ky kryer këto veprime, ka bërë një akt barbar ndaj një objekti që i takon trashëgimisë së Nënës Terezë, sepse bëhet fjalë për një bredh që është mbjellë nga vet dora e saj në vitin 1980, andaj ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë kërkon me urgjencë nga autoritet komunale dhe qendrore që të nisin procedurat e marrjes në përgjegjësi ndaj kryerësve të këtij akti të shëmtuar”.
“Se në çfarë gjendje është ky bredh, flasin vet fotografitë që i shkrepëm disa çaste pasi që është kryer kjo shëmti me pasoja të pariparueshme. ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë ka kohë që ka iniciuar në formë të një elaborati shpalljen e trashëgimisë së Nënës Terezë aset kombëtar në mbrojtje të shtetit, andaj në frymën e kësaj kërkese këmbëngulim që institucionet shtetërore të veprojnë në frymën e normave që parashihen ndaj të gjithë atyre që dëmtojnë trashëgiminë kulturore e shpirtërore”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)