
Rritja e rasteve, Ministria e Shëndetësisë jep detaje për masat e reja

Kosova si shumë vende të tjera në botë po vazhdon të jetë nën ‘kthetrat’ e COVID-19. Siç duket kjo ‘batanije epidemike’ nuk e ka ndërmend të ik nga territori i Kosovës, shkruan syri.net Kosova.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në dy në dy javët e fundit, nga data 20 qershor deri me 5 korrik, janë rritur rastet aktive nga 110 sa ishin me 20 qershor, në 1244 me 5 korrik.
Tutje njoftohet se kjo ka reflektuar edhe me shtrime të reja të pacientëve në spital të prekur nga Covid -19.
341 të infektuar në 24 orët e fundit në Kosovë
Numër i lartë i rasteve me koronavirus janë konfirmuar edhe sot në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton për 341 të infektuar në 24 orët e fundit, raporton syri.net Kosova.
Këto shifra kanë dalë nga 1.165 mostra sa janë testuar gjithsej.
Dje janë dhënë 78 vaksina anti-Covid.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 1521.
MSh në një përgjigje për Syri.net Kosova kanë thënë se situata me Covid-19 po përcillet në baza ditore në Kosovë po ashtu edhe në vendet e rajonit ku shteti ka mërgatë.
‘Situata me COVID-19 përcillet ne baza ditore. IKShPK përveç grumbullimit te te dhënave, analizon edhe te dhënat dhe trendët nga vendet tjera, me fokus te veçante ne vendet e rajonit tone, si dhe shtetet ku kemi mërgate’, thuhet në përgjigje.
Sipas MSh-së së shpejti pritet të mbahet mbledhja e rasteve për të diskutuar këtë rritje në ditët e fundit.
‘Te gjithë trupat relevante ne gatishmëri dhe reagim ndaj COVID-19 jane ne konsultime te vazhdueshme. Sipas nevojës do te thirret edhe trupi këshill dhënës për COVID-19 qe te mbaje se shpejti mbledhjen e radhës’, kanë thënë nga MSh për Syri.net Kosova.
MSh është në pritje të rekomandimeve të ekspertëve për ndryshim eventual të masave.
‘Ndryshimi eventual i masave do te dal nga rekomandimet e eksperteve. Masat aktuale ne fuqi, rekomandojnë bartjen e maskës ne mjedise te mbyllura dhe krahas kësaj inkurajohet vaksinimi’, thuhet në përgjigje.
Krejt në fund, MSh bën thirrje tek qytetarët të mbajnë maskat në vendet e mbyllura dhe të vaksinohen.
‘MSH, u bën thirrje qytetareve e ta vaksinohen, sepse kjo është masa me efektive për parandalimin e përhapjes se sëmundjes, zhvillimit te formave te renda te saj dhe vdekjeve’.
(Kosova Sot Online)