Lexoni edhe:
PE-ja miraton rezolutën që bën thirrje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë
Punonte gjithë ditën në një fabrikë mishi, mesh proshutave dhe bërxollave, për një shifër rreth 500 euro.
Një rrogë dinjitoze në Kili, ku minimumi i rrogës është 360 euro, por e pamjaftueshme për të përmbushur çdo dëshirë përtej mbijetesës. Çdo fund të muajit punëtori priste me ankth rrogën e tij, por fati i një punëtori kilen ndryshoi papritmas, kur në llogarinë tij pothuajse të boshatisur u depozituan jo, një dhe as dy, por 330 rroga mujore, rreth 27 vjet pune të lodhshme.
PE-ja miraton rezolutën që bën thirrje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe SerbisëLexoni edhe:
Bëhet fjalë për një shifër që shkon rreth 170 mijë eurove, që për një gabim ende të mistershëm u depozituan te llogaria e punëtorit, që me siguri në fillim nuk duhet t’i ketë besuar syve, por që më pas me mendje të ftohtë ka planifikuar gjithçka, që mos t’i rikthehej periudhës së tij si i varfër.
Drejtuesve të kompanisë ku punonte fillimisht i premtoi se do të rikthente paratë sa më shpejt, por në bankën vend të një transfertë preferoi të tërhiqte gjithçka, dërgoi një letër dorëheqje të shpejtë dhe më pas u zhduk. Policia po e kërkon kudo, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë nga personi, që edhe mund të ketë kaluar kufirin duke humbur gjurmët në ndonjë plazh të qetë amerikano-latin./A2CNN
(Kosova Sot Online)