Aksion i Policisë në Shtërpcë, goditen strukturat ilegale serbe

  • E. /
  • 07 July 2022 - 08:19
Aksion i Policisë në Shtërpcë, goditen strukturat ilegale serbe

Policia e Kosovës ka nisur herët në mëngjes një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë, komunën me shumicë serbe në rajonin e Ferizajt.

Prokurori Rasim Maloku i tha se po e zbatojnë një urdhëresë të Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt për bastisjen e 4 lokacioneve në këtë qytet.

“Jemi prezent. Jemi duke e zbatuar një urdhëresë për kontrollimin e 4 lokacione”, tha ai nga vendi i ngjarjes.

Maloku tha se po i sekuestrojnë “të gjitha dokumentet”.

Prokurori tha se Policia do të zbarkojë edhe në disa vende nga ku dyshohet se po monitorohen këto kamera të vendosura nga strukturat ilegale.

“Jemi duke i sekuestruar të gjitha. Do të kryejmë konstrolle edhe në disa qendra ku dyshohet se po monitorohen kamerat e siguri”, tha ai.

Këto kamera të sigurisë dyshohet se monitorohet nga një shkollë, nga një televizion lokal, si dhe nga një vend afër postës së qytetit.

(Kosova Sot Online)