Lexoni edhe:
Përfshirja e Behgjet Pacollit në aferat korruptive të hetohet urgjentisht nga ana e AKI-s
Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua dy herë me armë zjarri derisa ishte duke mbajtur një fjalim në një fushatë zgjedhore.
Plumbi i dytë e qëlloi atë në shpinë dhe e bëri të rrëzohej në tokë. Personi që dyshohet se shtiu mbi të u kap menjëherë në vend të ngjarjes.
Nga tubimi zgjedhor në mediat sociale u publikuan video që shfaqin momentin kritik të sulmit, si dhe arrestimin e menjëhershëm të të dyshuarit.
Zëdhënësi i kabinetit tha se Abe ishte në gjendje arresti kardiopulmonar. Ky term përdoret shpesh në Japoni përpara se një vdekje të konfirmohet zyrtarisht.
Sulmi ndaj ish-kryeministrit më jetëgjatë japonez në pushtet nxiti shumë reagime në mbarë botën që dënuan aktin.
Kujdes pamje të rënda:
Close-up video of Japanese former PM Shinzo Abe being shot and the suspect being tackled. pic.twitter.com/QA0Ywupn8Z
— Global: MilitaryInfo (@Global_Mil_Info) July 8, 2022
(Kosova Sot Online)