Lexoni edhe:
Cili është plazhi më i lirë për të pushuar në Shqipëri?
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.
IKShPK-ja ka bërë edhe sot, sikur ditëve të kaluar, apel për kujdes me COVID-19 pas tri vdekjeve të shënuara në 24 orët e fundit dhe shtimit të numrit të rasteve të reja me koronavirus.
Cili është plazhi më i lirë për të pushuar në Shqipëri?Lexoni edhe:
“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot janë raportuar tre raste të vdekjeve nga kjo sëmundje! Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”.
Ky institut ka rekomanduar që të gjithë personat që kanë simptoma të testohen.
“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”.
Po ashtu apelon për kujdes të shtuar dhe vaksinim me tri dozat, derisa për personat mbi 60 vjeç edhe me dozën e katërt.
“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç; me dozën e katërt, mund të vaksinohen personath e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë”.
“MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19″.
(Kosova Sot Online)