Lexoni edhe:
Në Den Hag z. Edi Rama tregoi e dëshmoi se është tamam jo-shqiptar!
Gazeta zvicerane “Blick” ka shkruar të shtunën që qindra mjekë nga Kosova çdo vit po largohen nga Kosova.
E arsyet kryesore të largimit janë kushtet e punës dhe pagat.
Gazeta zvicerane tregon se çdo vit nga 200 mjekë largohen prej Kosovës për në vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani dhe Austri.
Në Den Hag z. Edi Rama tregoi e dëshmoi se është tamam jo-shqiptar! Lexoni edhe:
Përderisa në Kosovë një mjek merr 624 euro, në Gjermani mund t’i marrë mbi 4 mijë euro.
Jo vetëm në mjekësi por edhe në fushat e tjera ka lëvizje të madhe të fuqisë punëtore nga Ballkani drejt Evropës.
Mjeku nga Kosova, Flamur Llabjani, tha se karrierën e tij do ta vazhdojë në Gjermani.
Llabjani tregoi se do të punojë në një spital mjaft të njohur në Thuringen, konkretisht në Klinikën Pulmonare, përcjell Klankosova.tv.
Ndërkaq mjeku shqiptar Rajmond Hazizaj tha se në fillimet e tij edhe ai i pati vështirësitë e veta.
“Si çdo fillim edhe unë i kisha vështirësitë e mia. Por, tashmë i kam kapërcyer dhe jam shumë i kënaqur me vendin e punës ku punoj aktualisht dhe me kolegët me të cilët punoj” – tha Hazizaj.
Hazizaj deklaroi se është larguar për shkak të kushteve të punës.
“Jam larguar nga Shqipëria sepse doja të specializoja dhe të isha i përditësuar me mjetet e teknologjisë së fundit”.
Ai tha se ka mjaft mundësi për trajnime të mëtutjeshme në Gjermani.
Në artikullin e kësaj gazeta theksohet fakti se emigrimi i punëtorëbe të kualifikuar është mjaft i përshtatshëm për vendet e Bashkimit Evropian, derisa për Kosovën emigrimi i mjekëve është një rrezik që të mos ketë mjaftueshëm staf apo specialistë.
E kryetari i Odës së Mjekëve Pleurat Sejdiu tha se këtë vit në Gjermani kanë shkuar 108 mjekë dhe 48 specializantë.
Sejdiu tha se në dhjetë vitet e ardhshme Kosovën mund ta lëshojnë rreth 2 mijë mjekë.
“Mendoj se në pesë vitet e ardhshme do të kemi krizë nëse vazhdion trendi tek specialistët e rinj” – tha Sejdiu.
Mosha mesatare e mjekëve kosovarë është 50 vjeç.
Dhe nuk duket se do të ketë përmirësime pasi nga 150 të diplomuar, 90 nga ta largohen nga vendi i tyre pasi i mbarojnë studimet.
(Kosova Sot Online)