Lexoni edhe:
2 të vdekur dhe 175 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Nëna bën veprimin e urryer në Rusi. Një nënë ka shitur foshnjën e saj të porsalindur për të paguar operacionin e hundës që i kushtonte 3000 paund, ka thënë policia vendase.
Mediat lokale në Kaspiysk, Rusia jugore, nuk kanë zbuluar emrin e 33-vjeçares, por shkruajnë se është arrestuar nën dyshimin për “Trafikim njerëzor”.
2 të vdekur dhe 175 raste të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Sipas raporteve të policisë, nëna mori fillimisht 274 paund nga një çift që ranë dakord vetëm pesë ditë pas lindjes, më 25 prill, që të merrnin foshnjën e saj.
Djali u sëmur dhe çifti u detyrua që ta dërgonte në spital, aty mjekët i kërkuan certifikatën e lindjes.
Pasi çifti u arrestua, ka deklaruar se një muaj pas lindjes së djalit, i ka dhënë nënës së tij edhe 1370 paund, aq sa mund t’i kushtonte operacioni i hundës.
Por para se çifti të dorëzonte pjesën e mbetur të tarifës totale prej 2730 paund, policia e arrestoi për “Trafikim njerëzor”.
(Kosova Sot Online)