Lexoni edhe:
A mund ta shpëtojë Kisha Qeverinë e Abazoviqit?
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Edmond Nokajt nga fshati Marmull i Gjakovës.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia ka bërë me dije se është siguruar autorizimi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë së personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin e tij.
A mund ta shpëtojë Kisha Qeverinë e Abazoviqit?Lexoni edhe:
Nokaj po kërkohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.
(Kosova Sot Online)