Pas protestës së 7 korrikut, Berisha bën lëvizjen e radhës

  • E. /
  • 12 July 2022 - 15:00
Pas protestës së 7 korrikut, Berisha bën lëvizjen e radhës

Pas protestës së 7 korrikut ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërmarrë hapin e radhës. Sot pasdite ai do të mbledhë kryetarët e degëve të Tiranës në selinë blu.

Kujtojmë se në mbledhjen e 7 korrikut Berisha shpalli kryeministrin Edi Rama armik, ndërsa paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë.

Kjo mbledhje e tij sot duket se do të ketë në fokus pikërisht vijimin e aksionit opozitar.

Nuk dihet nëse në mbledhje do të ketë një datë për protestën e ardhshme të opozitës.

(Kosova Sot Online)