Lexoni edhe:
Skandalet korruptive të Behgjet Pacolli dhe lidhja e tij kriminale me Edi Ramën duhet të hetohen, të zbulohen e ndëshkohen me burg të përjetshëm
Nikola Selakoviq, ministër i Jashtëm i Serbisë, ka thënë të mërkurën se Bashkimi Evropian nuk e dinë se çfarë dëshiron.
Këto komente kryediplomati serb i ka bërë teksa fliste për rrugën evropiane të Serbisë.
“Serbia e di mirë kursin e saj reformues dhe rrugën evropiane, ajo e di se si dëshiron të reformojë shoqërinë e saj dhe si duhet të funksionojë në të ardhmen, por shpesh duket se Brukseli nuk e di se çfarë dëshiron”, ka thënë ai, raporton Tanjug.
Kosova dhe Serbia dialogojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Një pjesë e marrëveshjeve të Brukselit nuk janë zbatuar kurrë.
Kosova dhe Serbia shpesh e kanë akuzuar njëra tjetrën për moszbatim të tyre.
(Kosova Sot Online)