![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Tahiri: Nuk mund të bëhet Vetting nga një parti, ta marrë përsipër Kuvendi
![Tahiri: Nuk mund të bëhet Vetting nga një parti, ta marrë përsipër Kuvendi](/uploads/kosova-sot/images/2022/July/14/auto_besnik-tahiri-11657798339.jpg)
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se duhet reflektuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias sa i përket Vettingut.
Sipas Tahirit, procesin e Vettingut duhet ta marrë përsipër Kuvendi i Kosovës.
“Nuk mund të bëhet Vetting nga një parti”, u shpreh ai.
Gjithashtu, Tahiri tha se ligji i prezantuar nga Qeveria bie ndesh me Kushtetutën dhe me konstatimet e Komisionit të Venecias, “andaj është e nevojshme që ky ligj t’i sillet Kuvendit dhe të diskutohet”. “Nuk do të kemi konsensus nëse ky proces shtyhet nga vetëm një parti politike”, përfundoi ai.
(Kosova Sot Online)