Lexoni edhe:
Kurti thotë se populli ka shpresë andaj po shpenzon më shumë
Faik Hoti zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se rritja e numrit të infektuarve në Kosovë ka qenë i pritur, sepse sipas tij kjo ka ndodhur pothuajse në të gjitha vendet e rajonit. Rritja e rasteve të infektimit me COVID-19, sipas zëdhënësit të Ministrisë se Shëndetësisë, Faik Hoti, ka qenë e paralajmëruar dhe po ashtu e pritur, nga kjo ministri. Hoti, tha se me rritjen e rasteve në vendet e rajonit është pritur që e njëjta gjë të ndodhë edhe në Kosovë. “Duke qenë që kohë më parë shumë shtete të ndryshme në Evropë dhe në botë kanë pasur rritje të rasteve të Covid-19, rritje këto që janë reflektuar edhe në shtetet e rajonit, kjo rritje e rasteve ka qenë e paralajmëruar dhe e pritur”, ka deklaruar Hoti. Disa nga arsyet që mund ta kenë ngritur këtë numër të infektimeve, sipas zëdhënësit të MSH-së, janë lëvizjet e qytetarëve nga një shtet në tjetrin, por edhe faktorët e tjerë sikurse shkalla e të vaksinuarve kundër coronavirusit.
Ai ka thënë se, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), rekomandon që qytetarët të vaksinohen për shkak se në këtë mënyrë minimizohen gjasat për shpërndarje të virusit.
“Mund të jetë si pasojë e lëvizjeve të popullatës nga një shtet në tjetër, por edhe në faktorët e tjerë, sa më shumë që shoqëria është e vaksinuar, reduktohet mundësia e përhapjes së infektimit, ndërsa ka plot shtete në botë të cilat kanë shkallë jashtëzakonisht të ulët të vaksinimit. OBSH thotë që në një shtet nëse ka numër të vogël të vaksinuarve e rrezikon përhapjen e virusit edhe në vendet e tjera”, ka thënë Hoti.
Kurti thotë se populli ka shpresë andaj po shpenzon më shumëLexoni edhe:
Tutje, Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, sidomos me dozën e tretë të imunizimit, sepse sipas tij kjo është mbrojtja më e mirë kundër Covid-19.
Sipas tij, masat në fuqi, nuk po respektohen dhe monitorohen sa duhet.
“I bëj thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat, një nga to është që në institucione publike apo në gastronomi të kërkohet kartela e vaksinimit, rekomandohet bartja e maskave në ambiente të mbyllura, masa këto që nuk janë duke u zbatuar sa duhet”, ka vijuar ai.
Në fund Hoti ka paralajmëruar se numri i të infektuarve mund të rritet edhe më në ditët në vijim.
(Kosova Sot Online )