Lexoni edhe:
Kurti thotë se populli ka shpresë andaj po shpenzon më shumë
Një shqiptar ka qenë shënjestër e një atetnati me armë zjarri pak minuta pas orës 22:00 të mbrëmjes të së premtes në zonën e Metaxourgeio, Athinë.
Sipas burimeve policore, një person i panjohur ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur shqiptarin në rrugën 6 Chios.
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Kryqit të Kuq dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve atje.
Kurti thotë se populli ka shpresë andaj po shpenzon më shumëLexoni edhe:
Sipas informacioneve të para, shqiptari është qëlluar me plumb në bark dhe në këmbë, ndërsa organet e Sigurimit po hetojnë shkaqet e sherrit, me të dhënat e para që flasin edhe për mundësi larje hesapesh qe mund të kenë lidhje me trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Ndërkohë policia ka organizuar punë dhe është vënë në kërkim të autorit.
(Kosova Sot Online )