Del autopsia e vdekjes së Ivana Trump: Humbi jetën pasi ra nga shkallët

  • E. /
  • 16 July 2022 - 11:17
Del autopsia e vdekjes së Ivana Trump: Humbi jetën pasi ra nga shkallët

Gruaja e parë e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Ivana Trump, u gjet e pajetë më 14 korrik në banesën e saj në Nju Jork.

Menjëherë u mendua për arrest kardiak, por analizat zbuluan më shumë.

Fillimisht u mendua për arrest kardiak, por sipas autopsisë Ivana Trump humbi nga plagët e marra pasi u rrëzua nga shkallët. Këtë e ka bërë të ditur transmetuesi amerikan ABC, i cili citon burime të stafit mjekësor të përfshirë në ekzaminimin e autopsisë. Ish-bashkëshortja e Donald Trump u gjet e pajetë më 14 korrik në fund të shkallëve të banesës së saj në Upper East Side të Nju Jorkut.

Siç raportojnë mediat amerikane, vdekja e Ivana Trump nga ndihmës mjekët në Manhattan, të cilët ndërhynë në përgjigje të thirrjes së urgjencës për një arrest kardiak të dyshuar. Burime policore më pas bënë me dije se nuk kishte asnjë element dyshimi për vdekjen dhe se biznesmenja kishte vdekur për shkaqe natyrale. Megjithatë, gjatë orëve në vijim, hetuesit filluan të hetojnë mundësinë që gruaja të kishte vdekur si pasojë e rënies.

Një element tjetër që duket se konfirmon këtë hipotezë vjen nga New York Post. Zach Erden, një mik i Ivana Trump, shpjegoi se kohët e fundit gruaja kishte thënë se kishte probleme me ecjen.

“Ajo kishte dhimbje në këmbë dhe nuk ishte në gjendje as të dilte jashtë”, tha ai për gazetën amerikane. Hera e fundit që Ivana Trump u fotografua në rrugët e Manhatan-it ishte më 22 qershor.

Nuk dihet ende nëse rënia ka qenë aksidentale apo e shkaktuar nga një sëmundje. Por ajo që hetuesit përjashtuan që në fillim është vrasja. Siç shpjegohet nga New York Times, vdekja ishte aksidentale dhe nuk kishte shenja të hyrjes me forcë në shtëpi.

(Kosova Sot Online)