Arben Gashi: 10-të PO-të për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë

  • E. /
  • 16 July 2022 - 17:19
Arben Gashi: 10-të PO-të për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka numëruar 10 arsyet pse duhet themeluar Byroja për Konfiskimin e Pasurisë.

“10-të PO-të për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

10-të PO-të për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

A duhet të themelohet Byroja?
PO
A e mbështet LDK-ja themelimin e saj?
PO
A duhet të përfitojë shteti dhe shoqëria me këtë rast?
PO
A e ka propozuar LDK-ja e para një agjenci të tillë?


PO
A duhet të merren parasysh opinionet e Komisionit të Venecias?
PO
A duhet të shmangen shkeljet kushtetuese?
PO
A duhet dhe a mund të bëhet ky organ i tillë që të mos keqpërdoret politikisht?
PO
A i ka ofruar LDK-ja edhe katër parime bazë që garantojnë themelimin dhe suksesin e Byrosë?
PO
A po dëshiron pushteti që ta dështojë themelimin e Byrosë, në mënyrë që ta “mirëmbajë” si krijesë fiktive dhe populiste?
PO
A është i dëmshëm politikisht e juridikisht dështimi i qëllimshëm i themelimit të Byrosë nga ana e pushtetit?
PO

(Kosova Sot Online)