Manastiri i Deçanit: Na duhet mbrojtje nga KFOR-i pasi s’ka siguri stabile për popullin serb

  • E. /
  • 23 July 2022 - 11:26
Manastiri i Deçanit: Na duhet mbrojtje nga KFOR-i pasi s’ka siguri stabile për popullin serb

Manastiri i Deçanit në llogarinë zyrtare në Twitter, ka thënë se këtij monumenti fetar i duhet mbrojtja e KFOR-it edhe përshkak se s’ka siguri stabile për popullin serb në Kosovë.

Ata kanë rikujtuar një incident të para 6 viteve.

“Pas katër sulmeve të armatosura nga ekstremistët shqiptarë, grafiteve ISIS në muret tona dhe arrestimi i një grup të armatosur pranë dyerve në 2016, qeveria e Kosovës vazhdon të mos e respektojë ligjin dhe vendimet e gjykatës. Poashtu mbrojtja nga KFOR-i është e nevojshme përshkak të jostabilitetit të përgjithshëm politik, ligjor dhe të sigurisë për popullin tonë në Kosovë, pasi autoritetet kosovare sillen sikur këtu është territor etnikisht i pastër shqiptar. Manastiri i Deçanit dhe Kisha Ortodokse Serbe janë të ekspozuara ndaj mohimit konstant të identitetit dhe të drejtave tona me gjuhën e urrejtjes në media”, thuhet në postim.

“Jemi të kërcënuar në Kosovë” dhe u duhet mbrojtje speciale nga KFOR-i.

“Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë mbetet e përcaktuar për të ruajtur identitetin, traditën, të drejtat pronësore dhe lirinë fetare. Përderisa ne jemi të kërcënuar në Kosovë(Sipas raporteve të UNESCO, Europa Nostra dhe organizatave tjera ndërkombëtare” neve na nevojitet mbrojtje shtetërore dhe siguri nga KFOR-i”, thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)