
Lexoni edhe:
Tash ka shpresë edhe për kosovarët, liberalizimi i vizave po troket në derë!
Katërmbëdhjetë vjet burg, dy më shumë se sa ishte kërkuar nga prokurori, është dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës së Parmës Gianfranco De Lorenzis, kirurg, për abuzim seksual me 28 pacientë.
Mjeku është ndaluar të ushtrojë profesionin e tij, ndërsa është detyruar të paguajë edhe një gjobë prej 300 mijë eurosh.
Tash ka shpresë edhe për kosovarët, liberalizimi i vizave po troket në derë!Lexoni edhe:
Sipas Gjykatës së Parmës, 28 pacientë të De Lorenzis, nga viti 2007 deri në vitin 2016, janë abuzuar seksualisht. Mjeku ka mohuar gjithmonë këto akuza, por kamerat e fshehta të bëra nga një emision investigativ e kanë vendosur atë me “shpatulla pas murit”. Në një video të publikuar, kirurgu duket teksa josh një paciente.
(Kosova Sot Online )