![](/uploads/kosova-sot/images/2022/July/23/200x200_auto_570x331_COVID162963770416303290431658576394.png)
Lexoni edhe:
Përkeqësohet situata me Covid -19 në Kosovë, 4 të vdekur e mbi 1 mijë e 400 raste të reja
Një garë, gjithnjë e më e shpejtë, duke arritur 293 kilometra në orë me një Audi R8 përfundoi në tragjedi.
Mbrëmjen e së hënës në Grande Raccordo Anulare në Romë, humbi jetë një 22-vjeçar me origjinë nga Aprilia.
Aksidenti i tmerrshëm u regjistrua me celular nga miku 20-vjeçar i viktimës, i cili udhëtonte me të njëjtën makinë dhe shpëtoi mrekullisht me disa plagë.
Janë imazhe të tmerrshme, të shoqëruara me muzikë rap që tregojnë makinën e cila fluturon mes automjeteve të tjera.
Më pas shoferi humbet kontrollin dhe përfundon i përplasur me një mbrojtëse në rrugë. Gjithçka në video bëhet e zezë
(Kosova Sot Online)