
Lexoni edhe:
Përkeqësohet situata me Covid -19 në Kosovë, 4 të vdekur e mbi 1 mijë e 400 raste të reja
Ashtu siç Presidentja e Kosovës ia tha Ilir Metës se Kosova do të mbetej për të shtëpia e tij e dytë dhe se do të ishte gjithnjë i mirëpritur, edhe vetë Presidenti Meta e ka përsëritur sot me kënaqësi kur atij i dhuruan në Prishtinë, “çelësin” e kësaj shtëpie.
Vetë Presidenti Ilir Meta ka treguar sot në Fb:
“Prishtinën e kam konsideruar gjithmonë shtëpinë time të dytë. Ndaj nuk mund ta fsheh emocionin teksa pranoj me përulje “Çelësin e Prishtinës”, që më nderon thellësisht dhe që do ta ruaj me shumë krenari.
Mirënjohës, kryebashkiakut Përparim Rama! I impresionuar nga vizioni i tij largpamës për transformimin modern të kryeqytetit të Kosovës dhe mezi pres realizimin me sukses të projekteve të tij ambicioze.”
(Kosova Sot Online)