Lexoni edhe:
Statusi i kandidatit për Shqipërinë e hapë rrugën për ecjen përpara të çështjes shqiptare
Jugu i vendit sidomos zona bregdetare e Dhërmiut, gjatë korrikut ka pasur shifra të ulëta të turistëve, kjo nisur nga fakti i rritjes së madhe të çmimeve si për shezlongët por edhe tek shërbimet e tjera si hotelet apo restorantet.
Kryeministri Edi Rama rritjen e çmimeve në jug e ka cilësuar si një marrëzi që po i largon turistët drejt Turqisë, Greqisë apo Malit të Zi. I pari i qeverisë ka shtuar se është e palogjikshme që të shkojë çmimi i hoteleve 200-300 euro për një natë në një moment ku ka vende fqinje që i kanë çmimet më të ulëta se ne.
“Ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë më të lehtë të shkosh në Greqi, Turqi apo Mal të zi sesa të rrish në Dhërmi. Me të vërtetë është i mrekullueshëm por jemi akoma larg për garantim shërbimesh dhe ata që e garantoj të kenë çmime të ulëta. Është më e lehtë, sesa dikush që hap një derë dhe i kërcet 200-300 euro natën, është e palogjikshme. ” tha Rama.
(Kosova Sot Online)