
Lexoni edhe:
Një i vdekur dhe 582 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Qyteti i Sidnei në Australi u mbulua plotësisht nga mjegulla gjatë kësaj të hëne. Ndërtesat historike dhe ikonike u mbuluan nga shtresa e hollë e bardhë duke dhuruar një pamje mahnitëse, sikur ishte një qytet i gjithi mbi re. Por jo gjithçka ishte pozitive, të paktën për banorët lokalë apo turistët.
Një i vdekur dhe 582 raste të reja me COVID-19 në KosovëLexoni edhe:
Linjat ajrore raportuan për një numër të konsiderueshëm të anulimit apo shtyrjes së fluturimeve nga aeroporti i Sidnei.
Motoristët dhe shoferët e automjeteve janë paralajmëruar që të bëjnë kujdes të shtuar për shkak të vështirësive në shikueshmëri.
Këto skena janë të përvitshme në këtë zonë të Australisë gjatë kësaj periudhe. Fatmirësisht, mjegulla ka filluar të humbasë dendësinë e saj dhe pritet një rikthim në normalitet gjatë ditëve në vijim.
(Kosova Sot Online)