Kush ishte dhe si u vra polici i parë i rënë në detyrë
Lazim Rexhepi, i cili në atë kohë ishte 32 vjecar, u vra në fshatin e tij në Novosellë, Kamenicë deri sa po ballafaqohej me disa hajdutë që kishin hyrë në këtë fshat.
Një ndër objektivat e tyre është mbrojtja e jetës dhe pronës.
Për sigurinë e fshatit të tij si pjesëtar i Policisë së Kosovës po kujdesej edhe Lazim Rexhepi nga fshati Novosellë në Komunën e Kamenicës
Por, gjatë misionit të tij, Rexhepi ishte vrarë nga disa hajdutë që po synonin të vidhnin në disa shtëpi më 11 shtator të vitit 2001.
Lajmin për vrasjen e babit të tij nuk e kujton mirë, por veprat e prindit të tij e bëjnë krenar Egzon Rexhepin.
Madje, rrugën e njëjtë për të shërbyer në Policinë e Kosovës po e ndjek edhe vet Egzon Rexhepi.
Shok i afërt i policit Lazim Rexhepi ishte edhe zëdhënësi për media i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani.
Ai tregon se si shoku i tij në atë kohë 38 vjeçar, u vra në detyrë.
Vrasësit e tij, u arrestuan, e ndaj tyre u shqiptuan edhe dënimet.
(Kosova Sot Online)