![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Boris Johnson emër i mundshëm për këtë pozitë në NATO
![Boris Johnson emër i mundshëm për këtë pozitë në NATO](/uploads/kosova-sot/images/2022/July/27/auto_bb-3-600x3601658918995.jpg)
Boris Johnson përmendët si emër i mundshëm për këtë pozitë në NATO. Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson po përmendet si emër për të qenë potencialisht sekretar i NATO-s. Siç raporton telegrafi britanik, Johnson e ka mbështetjen e konservatorëve të lartë. Por edhe deputetët e Ukrainës duan që Johnson ta marr postin si sekretar në aleancën më të lartë ushtarake euroatlantike. Johnson ishte shumë i ashpër ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për shkak të pushtimit rus në Ukrainë me çka Kremlini e shpalli Johnsonin si “non grata”.
E për ta marrë këtë pozitë, Johnson duhet të jap dorëheqje nga pozita e deputetit britanik. Që të jetë sekretar në NATO, duhet që të gjitha shtetet e aleancës ushtarake ta votojnë atë. Raportohet se Franca është më skeptike në këtë drejtim. “Njerëzit ndoshta do të grinden për trashëgiminë e Boris Johnson për vite me radhë – por një gjë që është qartësisht e padiskutueshme është mbështetja e tij absolutisht e vendosur për Ukrainën përballë barbarisë ruse”, ka thënë Mark Francois, anëtar i komitetit të mbrojtjes.
(Kosova Sot Online )