![Osmani ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë: Nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/19/200x200_auto_vjosa-osmani-kl1702228020-600x3601724054595.webp)
Hoti: Meritë për marrëveshjen me MCC ka Jahjaga, Kurti ka më së paku
![Hoti: Meritë për marrëveshjen me MCC ka Jahjaga, Kurti ka më së paku](/uploads/kosova-sot/images/2022/July/28/auto_ddd-1-600x3601659006170.png)
sh-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se marrëveshja milionëshe e nënshkruar me MCC-në nuk është meritë e Qeverisë Kurti, por se hise të meritave ka edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe se punë ka kryer edhe Qeveria Mustafa. “Do t’i them disa të vërteta për kronologjinë e kësaj marrëveshje. Duhet thënë se Qeveria Kurti ka më së paku merita për këtë marrëveshje. Por, pavarësisht kësaj, është Qeveria Kurti që e ka vonuar, së paku dy vjet, realizimin e kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje ka filluar qysh në Qeverinë Mustafa. Edhe Presidentja Jahjaga ka merita të veçanta për inicimin e kësaj marrëveshje.
Në Qeverinë Mustafa atëherë kemi punuar gjatë në plotësimin e një liste të gjatë të kushteve për t’u kualifikuar”, tha Hoti në Kuvend, duke treguar se Grupi Parlamentar i tij i jep mbështetje të plotë ratifikimit të kësaj marrëveshje. Ai po ashtu tha se studime të para fizibilitetit kanë mbaruar në gusht të vitit 2020. “Bazuar në kërkesën e MCC atëherë 24 shtator 2020 qeveria e atëhershme ka dërguar letër në MCC ku ka dhënë qëndrimin e saj sa i përket zhvillimeve Kosova e Re dhe për projektet për programin kompakt”.
(kosova Sot Online )