
Presidentja Osmani shfaqet kureshtare, kongresmeni tregon pyetjen që ia bëri

Dje në ambientet e Kongresit Amerikan është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e MCC’së. Aty ka marrë pjesë edhe Bill Keating Kryesues i Nënkomitetit për Energji, Mjedis dhe Kibernetikë, që ka qenë edhe folës në këtë ngjarje.Keating aty ka treguar për një pyetje që i ka bërë Osmani.
“Derisa po rrinim e po prisnim, Presidentja Osmani më pyeti a keni shumë ceremoni në këtë dhomë dhe unë thash që të jemi i ndershëm nuk mund ta kujtojë ndonjë të kësaj natyre, por mendoj se kjo flet për rëndësinë e kësaj ngjarje” ka thënë Keating.
(Kosova Sot Online )