![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Kadrijaj–VV-së: E keni vra pafajësinë kur erdhët në pushtet
![Kadrijaj–VV-së: E keni vra pafajësinë kur erdhët në pushtet](/uploads/kosova-sot/images/2022/July/29/auto_time-kadriaj1-780x439-1-600x3601659091563.jpg)
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën e sotme të Kuvendit ka akuzuar partinë në pushtet, duke thënë se më nuk mund ta luajnë rolin e të pafajshmit. “E keni vra pafajësinë kur keni ardh në pushtet. Mos dilni me luajt rolin e të pafajshmit, sepse jeni mbushë me mëkate”, tha deputetja Kadrijaj, duke iu drejtuar deputetëve të pozitës në Kuvend. Ajo akuzoi koalicionin qeverisës për mos trajtimin dhe mos miratimin e Projektligjit për rregullimin e çmimeve të barnave, Ligjin për pagat.
Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka vlerësuar se Projektligji për rregullimin e çmimeve të barnave është tejet jetik për qytetarët e Kosovës. “Është një prej segmenteve më të rëndësishme për shëndetësinë dhe për të ndaluar abuzimet me çmime. Me vite qytetarët paguajnë barna më shtrenjtë se qytetarët e rajonit. Në 2018 është marrë vendim që të rregullohet ky segment, më pastaj ky udhëzim administrativ është larguar për të lënë pa rregullim të barnave”. “E kanë edhe vendet e BE-së dhe në Kosovë kërkohet që të ketë një rregullim të çmimeve të barnave. Së bashku me ekspertë kemi punuar që ta sjellim një projektligj që rregullon çmimet e barnave”, tha Haxhiu.
(Kosova Sot Online )