Ish ministri Zemaj e ndez alarmin: Nëse vazhdohet të ofendohen mjekët, ikja e tyre është e pashmangshme

  • 30 July 2022 - 08:34
Ish ministri Zemaj e ndez alarmin: Nëse vazhdohet të ofendohen mjekët, ikja e tyre është e pashmangshme

 

Trajtimi jo i dinjitetshëm dhe mosvlerësimi i punës profesionale të mjekëve është tregues i qartë që nëse vazhdohet të ofendohen në vazhdimësi edhe ikja e tyre është e pashmangshme, thonë profesionistët shëndetësor.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se nëse në një afat të shkurtër kohor nuk ka intervenim në përmisimin e kushteve për profesionistë shëndetësor Kosova do të përballet me mungesë të mjekëve.

Sipas Zemajt, lista e pritjes tashmë është fenomen shqetësues e marrjes së shërbimeve pikërisht për shkak të paaftësisë menaxheriale të ministrit Rifat Latifaj dhe Qeverisë.

“Trajtimi jo i dinjitetshëm dhe mos vlerësimi edhe i punës profesionale të mjekëve që po ndodh në këtë Qeveri është papërgjegjësi e madhe dhe është tregues i qartë që nëse vazhdohet të ofendohen në vazhdimësi edhe ikja e tyre është e pashmangshme. Ka një vit e gjysmë e më shumë sulmohen në mënyra të ndryshme pa asnjë mbrojtje ligjore nga ministria e shëndetësisë dhe pa asnjë avancim në këtë drejtim”.

“Në një afat të shkurt kohor nëse nuk ka intervenim në përmisimin e kushteve dhe vlerësimin e punës së tyre Kosova do të përballet me mungesë të mjekëve. Lista e pritjes tashmë është fenomen shqetësues e marrjes së shërbimeve në qendrat klinike universitare dhe spitalet rajonale pikërisht për shkak të paaftësisë menaxheriale të këtij ministri dhe kësaj Qeverie”.

“Operaturat me muaj nuk punojnë. Ndërsa për të bërë termin duket që fundi i vitit 2023 tash është në radhë në QKUK. Jemi para një kolapsi shëndetësor”, tha Zemaj.

Infektologu, Shemsedin Dreshaj ka treguar që ka mungesë të infermierëve dhe barnave nga lista esenciale për shkak se buxheti është zvogëluar në Ministri të Shëndetësisë, duke theksuar se bëhet fjalë për keqmenaxhim.

Sipas tij, 120 mjekë në vit diplomojnë në Fakultetin e Mjekësisë, përderisa vetëm vitin e kaluar kanë ikur 200 mjekë.

Ai shton se ky trend i ikjes duke marrë për bazë edhe numrin e madh të atyre që do të pensionohen nuk është tregues i perspektivës.

“Është e vërtetë që ka mungesë të infermierëve dhe barnave nga lista esenciale për shkak se edhe buxheti është i shkurtuar në Ministri të Shëndetësisë. Për momentin informatat që vijnë nga spitalet rajonale është se nuk janë të kënaqur me plotësimin e listës esenciale në raport me kërkesat”.

“Kapacitet prodhuese të Fakultetit të Mjekësisë janë diku rreth 120 mjekë për vit ndërsa kapacitet eksportuese vitin e kaluar për 12 muaj ishin 200 mjekë. Nëse një trend i tillë vazhdon dhe njëkohësisht të mos harrojmë që jemi një numë ri konsiderueshëm para pensioneve. Perspektiva nuk është e mirë. Unë mendoj që këtu bëhet fjalë për keqmenaxhim dhe mospunë”, tha Dreshaj.

(Kosova Sot Online )