![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Aksidenti me fatalitet në Podujevë, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për shoferin e autobusit
![Aksidenti me fatalitet në Podujevë, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për shoferin e autobusit](/uploads/kosova-sot/images/2022/July/30/auto_850x600_116591709141659172147.jpg)
30 ditë paraburgim i ka kërkuar Prokuroria e Shtetit, për shoferin e autobusit që u përfshi në aksidentin në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Me 29.07.2022, prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesë për caktim te paraburgimit ndaj te pandehurit F.I., shofer i autobusit, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet).”, thuhet në deklaratën e Ulajt.
Shoferi i autobusit u arrestua dje, pas aksidentit ku mbetën të vdekur dy persona, e u lënduan dy fëmijë të tjerë.
Tash, për masën e sigurisë ndaj shoferit të autobusit, pritet të vendos Gjykata Themelore në Prishtinë.
(Kosova Sot Online)