Vazhdon qarkullimi në Jarinje dhe Bërnjak, pritjet vetëm pak minuta

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 09:55
Vazhdon qarkullimi në Jarinje dhe Bërnjak, pritjet vetëm pak minuta

Për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova pritjet në pikat kufitare në veri nuk janë shumë të gjata në krahasim me dy ditët e kaluara, ku qarkullimi për automjete dhe qytetarë ishte i bllokuar.

Në Bërnjak pritjet janë deri në pesë minuta, ndërsa në Jarinje deri në 20 minuta.

Këto dy pika kufitare janë lëshuar për qarkullim dje pasdite, pasi janë larguar barrikadat të cilat ishin vendosur nga serbët për të kundërshtuar masën e reciprocitet me Serbinë për letërnjoftimet dhe targat.

(Kosova Sot Online)